Nënshkrimi i protokollit në mes të Shkupit dhe Sofjes, Varheleyi: Hapët rruga për nisjen e negociatave

17 korrik 2022 | 14:03

Pas votimit të propozimit francez dje në parlamentin maqedonas, ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, në Sofje, kanë nënshkruar protokollin e dytë bilateral që parasheh procedurat dhe dinamikën e tejkalimit të dallimeve në mes të Sofjes dhe Shkupit.

Pas hedhjes së hapit të dytë ka reaguar komisionari për zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi i cili e ka përshëndetur protokollin bilateral të nënshkruar, duke thënë se kjo i hap rrugën Maqedonisë së Veriu dhe Shqipërisë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në.

“Përshëndes protokollin bilateral të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo i hap rrugën #CZPRES për të mbledhur konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Evropa ecën përpara!”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.

Nënshkrimi i protokollit me Bullgarinë vjen pas miratimit të suksesshëm në Kuvend dhe Qeveri të propozimit të presidencës franceze për zhbllokim të negociatave.

Propozimi francez është miratuar me 68 vota të pro të maxhorancës, ndërsa opozita maqedonase është larguar nga Kuvendi para se të niste votimi.

Me miratimin nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut të propozimit francez, pritet që javën e ardhshme të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare në mes të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian për hapjen e negociatave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juan Mata mund të jetë lojtari më i ri i…