Nënshkrimi i marrëveshjes, partitë shqiptare përshëndesin aktin e firmosjes
Partitë shqiptare përshëndesin marrëveshjen e firmosur në Prespë nga shefat e diplomacive të Greqisë dhe Maqedonisë.
Nga BDI thonë se marrëveshja po realizon ëndrrën për një Maqedoni të integruar në BE dhe NATO. Firmosja e dokumentit përbën vetëm fillimin e procedurës së miratimit dhe implementimit të saj thonë nga BDI duke i kërkuar edhe opozitës të mbështesë këtë marrëveshje
Nga Lëvizja Besa e Afrim Gashit, thonë se ndonëse, mund të kishte edhe disa saktësime për pjesë të caktuara të marrëveshjes,që kanë të bëjnë me identitetet etnike dhe gjuhësore, gjithsesi marrëveshja është kompromis i mirë , marrë parasysh se është hap për anëtarësim në NATO dhe hapje të negociatave për BE.
Nga Aleanca për Shqiptarët vlerësojnë aktin pozitiv të nënshkrimit, por sa i përket përmbajtjes së marrëveshjes, thonë se për të do të komentojnë pasi organet e partisë, përfshirë kryesinë dhe akademinë politike të partisë do të japin një sqarim më të detajuar për vërejtjet eventuale.