Nënshkruhen 14 marrëveshje të reja mes Shqipërisë dhe Kosovës

02 tetor 2020 | 13:50

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kanë nënshkruar 14 marrëveshje të reja ndërqeveritare mes dy vendeve pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Marrëveshjet specifike janë nënshkruar më pas nga ministrat përkatës të dy qeverive.

Këto janë marrëveshjet Shqipëri-Kosovë

– Marrëveshje për Zbatimin e Lehtësirave të Ndërsjella në Procedurat Doganore të Kontrollit të Hyrje-Daljeve së Mallrave.

– Bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor

– Krijimi i fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës

– Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në raste fatkeqësish Natyrore dhe fatkeqësive të tjera

– Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë

– Marrëveshje për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal

– Marrëveshje bashkëpunimi mes MF dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Punësimit

– Krijimi i Korridorit Digjital 5G

– Themelimi i Ligës së Përbashkët të Basketbollit

– Platformë e përbashkët digjitale të Arsimit parauniversitar

– Kalendar i Përbashkët Kulturor vjetor

– Marrëveshje për bashkëprodhim të Filmit

– Memorandum bashkëpunimi mes Ministrive të Kulturës

– Marrëveshje për përballimin e Covid-19

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sërish është shprehur kritik ndaj…