Nënshkruhen katër kontrata për investime në Parkun Industrial në Mitrovicë

30 mars 2021 | 12:02

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me përfaqësuesit e katër bizneseve vendore kanë nënshkruar të martën kontratat për dhënien e parcelave dhe fillimin e investimeve në Parkun Industrial, konkretisht në fshatin Frashër të kësaj komune.

Përmes nënshkrimit të kontratës këtyre katër bizneseve do t’ju mundësohet shfrytëzimi i pronës komunale falas në periudhën kohore prej 99 vjetësh, në Parkun Industrial në Frashër, Zona e Lirë Ekonomike e Mitrovicës.

Kryetari Bahtiri, pasi ka përgëzuar përfituesit e tokës për zhvillimin e veprimtarive të tyre biznesore, ka theksuar se Komuna e Mitrovicës është duke bërë shumë që të krijojë kushte sa më të mira për investime në projekte të ndryshme që ndihmojnë zhvillimin ekonomik të qytetit, si dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Ndërsa përfaqësuesit e bizneseve që kanë nënshkruar kontratat kanë theksuar se ky është një moment i rëndësishëm në rrugëtimin e tyre biznesor, për zgjerimin e mëtejmë të bizneseve të tyre, që përfshijnë fusha të ndryshme, nga materialet ndërtimore, industriale etj. Ata kanë prezantuar edhe fushat në të cilat do të bëhen investime, vlera e të cilave arrin në 2 milionë e 524 mijë euro, dhe të cilat sigurojnë 147 vendeve të reja të punës.

Këto biznese shumë shpejtë do të fillojnë implementimin e projekteve të tyre, kurse Komuna e Mitrovicës do të garantojë lehtësimin e procedurave të nevojshme për përparimin sa më të shpejtë të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Alternativa për Ndryshim, udhëheqësi i së cilës është kryetari…