Nënshkruhen kontratat e operatorëve për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në prezencën e dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që vijnë nga Gjilani, Zenun Pajaziti dhe Ahmet Isufi, ka nënshkruar kontratat e operatorëve ekonomikë për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.
“Në pajtim me Ligjin për Prokurim Publik të Republikës së Kosovës, në prezencën e dy deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që vijnë nga Gjilani, Zenun Pajaziti dhe Ahmet Isufi, bashkëpunëtorëve të mijë dhe të zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, sot nënshkruam kontratat e operatorëve ekonomikë për ndërtimin e autorrugës, A 7.1, Prishtinë – Gjilan. Kjo nënkupton se ne shumë shpejt do të fillojmë punimet në materializimin e këtij projekti shumë domethënës për Gjilanin”, ka thënë ministri Lekaj.
Lekaj ka thënë se nga çmimi fillestar për ketë projekt, buxhetit të Republikës së Kosovës i janë kursyer mbi 12 milionë euro, të holla këto që tashmë mund të alokohen për projekte të tjera.
“Po ashtu nga sa janë planifikuar të shpenzohen si çmim i projektit, mbi 41 milionë euro më pakë kushtojnë kontratat e tetë operatorëve ekonomikë. “Ashtu siç e kam thënë nga fillimi, nuk kemi ardhur në Qeveri, respektivisht në Ministrinë e Infrastrukturës për të bllokuar asnjë projekt mbi baza elektorale e partiake, siç na janë referuar ish-qeveria në vazhdimësi, që sot janë në opozitë. Do të jemi të barabartë për të gjitha komunat”, ka thënë Lekaj.