Nënshkruhen kontratat me 29 përfituesit e granteve në biznese dhe start-up në Skenderaj
05 qershor 2023
| 14:30
Në praninë e nënkryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe drejtoreshës për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Turizëm dhe Inovacion, Besarta Meha – Ademi, janë nënshkruar të hënën kontratat me 29 përfituesit e granteve në biznese dhe start-up, një mbështetje kjo që ka qenë premtim i qeverisjes Nura, për t’i përkrahur bizneset dhe ndërmarrësit e rinj.
Nënkryetari Lushtaku është shprehur i lumtur që po përmbushet edhe një premtim, ndërsa ka siguruar se Komuna do të vazhdojë të jetë partner dhe mbështetëse e ideve që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.