Nënshkruhen kontratat me fermerët e Skenderajt, përfitues të serrave, pulave dhe motokultivatorëve
Janë nënshkruar të martën kontratat me fermerët e komunës së Skenderajt, të cilët kanë përfituar serra, pula dhe motokultivatorë.
Në ceremoninë e organizuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me organizatën partnere Islamic Relief Kosova, kanë marrë pjesë kryetari i komunës, Fadil Nura, drejtori për Bujqësi, Behxhet Maliqi, përfaqësuesit e organizatës në fjalë, anëtarët e komisionit komunal dhe të tjerë.
Me këtë rast, numri i përfituesve është: 25 përfitues të serrave me nga 5 ari për secilin, 71 motokultivatorë, 70 përfitues të pulave dhe 78 përfitues të serrave me nga 1 ari për secilin.
Kryetari Nura duke i përgëzuar fermerët përfitues, ka siguruar se Komuna e Skenderajt do të vazhdojë të jetë përkrah fermerëve dhe bujqve, nëpërmjet edhe programeve tjera bujqësore, me qëllim të zhvillimit të sektorit më të rëndësishëm ekonomik të vendit – bujqësisë.