Nënshkruhen marrëveshje inicimin  për dy projekte në Komunën e Malishevës

08 shtator 2020 | 13:10

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip  Begaj dhe  Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë (FKEE),  i  përfaqësuar nga Admir Shala, Drejtor Menaxhues  nënshkruan marrëveshje  inicimi për dy projekte në Komunën e Malishevës. Kështu është thënë në njoftimin e Komunës së Malishevës.

“Përfitues të këtyre projekteve do të  janë, objekti i administratës komunale  dhe gjimnazi “ Hamdi Berisha”, palët bien dakord që ta iniciojnë implementimin e PKEE për këto projekte. Për t’i realizuar këto projekte janë disa partnerë, FKEE, IDA, Programi i Partneritetit i Bankës Botërore dhe Programi i Fondi i Donatorëve të Mirëbesimit. Kjo marrëveshje iniciues vazhdon këtë vit me grupet punues për hartimin e projektit dhe fillimi praktik i implementimit  për vitin e ardhshëm”, është thënë në njoftimin e Komunës së Malishevës.

 

(A.M/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ermal Panduri permes një postimi në profilin e vet në…