Nënshkruhen marrëveshjet për Efiçiencë të Energjisë për katër shkolla të Mitrovicës

21 shkurt 2022 | 15:13

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka nënshkruar katër marrëveshje për shërbime të Energjisë si vazhdimësi e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në objektet publike të Komunës së Mitrovicës.

Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve katër shkolla të Komunës së Mitrovicës do të përfitojnë nga ky projekt i fushës së efiçiencës së energjisë, SHFMU “Elena Gjika”, Çerdhja publike “Gëzimi Ynë”, SHMLE “Hasan Prishtina” dhe SHFMU “Eqrem Qabej”.

Projekti në fjalë pritet të fillojë së realizuari nga muaji qershor i këtij viti, ndërsa financimi i tyre bëhet nga Qeveria e Kosovës, Zyra e BE-së dhe Banka Botërore përmes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humanisti Arbër Hajdari, ka pritur në takim zv/ambasadorin e SHBA-së…