Nënshkruhet granti për ndërtimin e autostradës Kijevë-Zahaq
Ministria e Financave dhe Banka Evropiane për Investime, kanë nënshkruar një marrëveshjen-grant për mbështetje të projektit për ndërtimin e autostradës Kijevë-Zahaq.
Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë, dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime, Matteo Rivellini.
Ministri Hamza, ka thënë se kjo marrëveshje është në vlerë prej 1 milion euro, kontribut pa kthim nga Banka Investime Evropiane.
Sipas tij, kjo marrëveshje ka të bëjë me projektin infrastrukturor Kijevë-Zahaq, mirëpo ka theksuar se kanë në prioritet edhe projektet të tjera në vend.
Ndërsa, udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime, Matteo Rivellini, ka thënë se ky grant ka për qëllim të bëj projekte cilësore dhe me standarde evropiane.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishte edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili ka shprehur mirënjohje për këtë grant.
Ai ka thënë se shpejt pritet të shpallet tenderi për ndërtim dhe do të jenë të vëmendshëm që të kryhen me kohë këto procedura. Ai ka thënë se pret që në fillim të majit të fillojë puna në terren.