Nënshkruhet kontrata 263 mijë euro për këpucat standarde të policisë
Tenderi që peshon 263 mijë euro do t’i bëjë me këpucë standarde rreth 1o mijë policë të Policisë së Kosovës. Kontrata është nënshkruar më 14 dhjetor me kompaninë vendase “Solid”.
Rreth 10 mijë policë të Kosovës do të bëhen më këpucë të reja së shpejti.
Kështu thotë kontrata e nënshkruar më 14 dhjetor, e cila është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Sipas tenderit që peshon 263 mijë euro, rreth 10 mijë policë të Policisë së Kosovës do furnizohen me këpucë standarde policore.
Ato do të punohen nga ndërrmarrja vendore për prodhimin e këpucëve “Solid”, kompani kjo e cila e ka bazën në Suharekë sipas Sinjalit.
Për këtë prokurim publik, Policia e kishte parashikuar vlerën e kontratës prej 265 mijë eurove, po firma suharekase e këpucëve e ka ofruar çmimin me të ulët, atë prej 263 mijë eurove.