Nënshkruhet kontrata milionëshe për ndërtimin e digës së Pollatës në Podujevë

28 nëntor 2024 | 09:18

Një konsorcium ekonomik kosovaro-turk do ta ndërtojë Digën e Pollatës në Podujevë.

Kontrata për ndërtimin e digës, e vlefshme 2,225,000.00 euro, është nënshkruar të enjten.

Projekti i takon Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe punimet për përfundimin e tij pritet të nisin brenda ditësh.

Fitues i tenderit është shpallur grupi i operatorëve ekonomikë “Infra-Plus SH.P.K”, me bazë në Kosovë, dhe “ES PROJE Mühendislik Müşavirlik Ltd.Şti” e “CEMA ENGINEERING AND PROJECT INC”, dy kompani të bazuara në Turqi.

Kontratës për ndërtimin e digës i parapriu një studim i fizibilitetit dhe vlerësimit të ndikimin social mjedisor për ndërtimin e Digës së Pollatës, e cila u realizua vitin e kaluar.

Vitin e kaluar, ministri i Mjedisit, Liburn Aliu publikoi në Facebook pamje të hartës së lokacionit të digës në komunën e Podujevës.

Vitin e kaluar, ka nisur edhe studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Digës në Dragaqinë të Suharekës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka…