Nënshkruhet kontrata në vlerë 2.7 milionë euro për renovimin e Palestrës së Sporteve në Gjilan

31 dhjetor 2024 | 09:04

Është nënshkruar kontrata në vlerë 2.7 milionë euro për renovimin e Palestrës së Sporteve në Gjilan, njoftojnë nga kjo komunë.

Me anë të një kumtese për media theksohet se me këtë, sportistët do të kenë kushte më të mira për të kryer aktivitete e tyre.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se fundviti po vjen me super investim në komunën që ai udhëheqë.

“Kemi nënshkruar kontratën me vlerë prej rreth 2.7 milionë euro, po rinovojmë Palestrën e Sporteve, duke u ofruar sportistëve tanë kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, deklaroi Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sirenat ajrore ranë në gjithë Ukrainës mëngjesin e së martës…