Nënshkruhet kontrata nga e cila përfitojnë 70 biznese ferizajase
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, dhe përfaqësuesi i Fondacionit Kosovo – Luxembourg, Fisnik Rexhepi, kanë nënshkruar një kontratë nëpërmjet së cilës do të bëhet bashkëfinancimi i së paku 70 bizneseve fillestare dhe ekzistuese që operojnë në këtë komunë për një periudhë të përkohshme.
Kjo kontratë kap vlerën e mbi 200 mijë euro dhe ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të bizneseve, gjenerimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Komunën e Ferizajt.
Për këtë rast, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se kjo kontratë do të ketë ndikim direkt në ekonominë lokale, duke fuqizuar biznesin dhe gjeneruar vende të reja të punës.
Ndërsa, përfaqësuesi i Fondacionit Kosovo – Luxembourg, Fisnik Beqiri, ka thënë se përmes kësaj kontrate përmbushet një synim i kësaj organizate që për mision ka fuqizimin e bizneseve fillestare dhe ekzistuese përmes kësaj forme mbështetje. Përfitues nga kjo kontratë do të do jenë bizneset ferizajase të cilat do të mbështeten më fonde në formë të pajisjeve të nevojshme për fushë veprimtarinë e biznesit të tyre. Është theksuar se nismat e tilla janë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e objektivave që burojnë nga platforma qeverisëse në fushën e zhvillimit ekonomik lokal.