Nënshkruhet kontrata për blerjen e një autoambulance për QKMF-në e Deçanit
18 qershor 2019
| 15:16
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se kanë nënshkruar një kontratë për blerjen e një autoambulance për nevojat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKM) në këtë komunë.
“Kemi nënshkruar kontratë publike me grupin e operatorëve ekonomik N.Sh.T, ‘Made-Kos: Delfin auto Sh.p.k. Prishtinë’, për blerjen e autoambulancës për QKMF-në, ‘Adem Ukëhaxhaj’- Deçan!”, ka thënë Ramosaj pas nënshkrimit të kontratës në fjalë.
/Epoka e re/