Nënshkruhet kontrata për fillimin e punimeve në autoudhën Prishtinë-Mitrovicë
Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve në autoudhën Prishtinë- Mitrovicë.
“Ashtu siç jemi zotuar në ditën tonë të parë të punës së Qeverisë Hardinaj, Mitrovica nuk do të jetë më e harruar në projektet kapitale zhvillimore për vendin. Sot rruga, nesër ‘Trepça’ e kështu do të vazhdohet deri në zhvillimin dhe integrimin e plotë të këtij qyteti dikur ndër me të rëndësishmit për ekonominë e Republikës së Kosovës. Sot nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve për Autoudhën ‘Zahir Pajaziti – Hakif Zejnullahu – Edmond Hoxha’, Prishtinë – Mitrovicë, e lënë pas dore dhe nën pluhurin e sirtarëve në Ministrinë e Infrastrukturës qe pesë vite”.
“Segmenti i dytë kësaj autoudhe do të fillojë në maj të këtij viti dhe do të përfundojë brenda 24 muajve. Në ndërkohë ne vazhdojmë të punojmë pandalshëm për dy segmentet e mbetura, që poashtu financohen nga Fondet Arabe. Urime Mitrovicë dhe Vushtrri! Urime Kosovë!”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.