Nënshkruhet kontrata për investimet në hekurudhë
06 shkurt 2019
| 10:40
“Nënshkrimi i kontratës komerciale për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë – Hani i Elezit, është një ditë feste për Kosovën. Nga sot po shënojmë fillimin e aftësimit të rrjetit hekurudhor funksional kualitativ, i cili do të përmbyllet në tërësi në pranverën e vitit 2021”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se Kosova paraqet një nyjë të rëndësishme në rrjetin ndërlidhës hekurudhor në Ballkanin Perëndimor me vendet e Bashkimit Europian.
“Modernizimi i infrastrukturës hekurudhore, që lidhë ekonomitë e rajonit, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm, ka rëndësi strategjike për vendin”, ka shkruar Haradinaj.
https://www.facebook.com/179643115493444/posts/1058715137586233/