Nënshkruhet kontrata për ndërhyrje emergjente tek varri i Ibrahim Rugovës
13 shtator 2024
| 18:54
Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës ka nënshkruar dje kontratën për ndërhyrje emergjente në Kompleksin Memorial “Ibrahim Rugova” në Prishtinë. Vlera e kontratës është 49 mijë e 900 euro.
Në njoftimin për nënshkrimin e kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, theksohet se punët duhet të fillojnë më 20 shtator dhe të përfundojnë më 20 dhjetor të këtij viti.
Kontrata i është dhënë kompanisë “NIL ARCHITECTS SH.P.K”. Kjo kontratë përfshin: punët përgatitore, punët e rrethojës, punët e kubëzave, punët elektrike dhe punët e tjera sipas paramasës dhe specifikimit Teknik.