Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e çerdhes në fshatin Ratkoc
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Lafiti, dhe Jetullah Kabashi, shefi i Zyrës së Prokurimit, në prani Drejtorit Komunal të Arsimit dhe Rumir Zhuniqit, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, kanë nënshkruar kontratën me Kujtim Thaqi, pronar i NPN “Euroing” e cila do të bëjë ndërtimin e çerdhes në fshatin Ratkoc.
Pas nënshkrimit të kontratës kryetari Latifi është shprehur se një nga zotimet e tija kryesore para qytetarëve ishte se Rahoveci do të bëhet me katër çerdhe të reja. “Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve për ndërtimin e çerdhes së re në Ratkoc. Çerdhja në Rahovec është duke u ndërtuar, kurse për vitin tjetër janë në plan edhe çerdhet në Krushë të Madhe e Xërxë. Edukimi është e drejtë themelore për fëmijët, kurse për mua dhe qeverisjen time është prioritet”, ka potencuar Latifi.
/Epoka e re/