Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e fazës së dytë të Unazës Qendrore
14 mars 2024
| 11:22
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e fazës së dytë të Unazës Qendrore.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Rama ka bërë me dije se punimet do të fillojnë brenda ditësh.