Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e objektit të ShFMU “Hamëz Thaçi” në Xërxë
19 tetor 2022
| 16:47
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në prani të menaxherit të prokurimit, drejtorit të Arsimit dhe përfaqësuesve të kompanisë “NPN Euroing SH.P.K” ka nënshkruar kontratën për projektin “Ndërtimi i objektit të ShFMU “Hamëz Thaçi” në Xërxë” me vlerë 1,575,678.59 euro.
“Po fillojmë këtë projekt të ri dhe shumë të nevojshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit e Xërxës, i cili do të jetë me standarde bashkëkohore, me të gjitha kushtet moderne infrastrukturore për të siguruar arsimim dhe edukim cilësor për nxënësit e Xërxës, që për fat të mirë, është i vetmi vendbanim në të cilin nuk ka rënie të numrit të nxënësve”, është shprehur kryetari Latifi.