Nënshkruhet kontrata për rehabilitimin e rrugës Kërpimeh-Bajgorë-Mitrovicë, vlera 4 milionë euro
13 gusht 2024
| 15:04
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, ka bërë me dije se është nënshkruar kontrata për rehabilitimin e rrugës Kërpimeh – Bajgorë – Mitrovicë.
Ai ka treguar se ky projekt kap vlerën e 4 milionë eurove. “Rruga regjionale R129, Kërpimeh – Bajgorë – Mitrovicë, është projekt që arrin vlerë totale prej 4 milionë euro”, ka shkruar Durmishi në “Facebook”.