Nënshkruhet marrëveshja 1 milion e 500 mijë euro për t’i ndihmuar bizneset

30 qershor 2020 | 14:01

Në emër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Burim Rreci, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Durim Hoxha, menaxher i projektit nga Agjensionit Austriak për Zhvillim (ADA).

Kjo marrëveshje do t’i shërbejë sektorit privat me qëllim të krijimit të intervenimeve lehtësuese, të cilat do të zhvillojnë edhe me tutje sektorit privat dhe ngritin vetëdijen ndërmarrëse në Kosovë.

Vlera e projektit është 1 milion e 500 mijë euro, ndërsa Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bashkë me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik do të participojnë me 300 mijë euro.

Nga ky projekt pritet të nxirren rezultate në mjete dhe shërbimet e reja digjitale relevante që do të janë në dispozicion dhe të përdoren nga Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme të Kosovës (NMVM); NVM-të e Kosovës të përmirësojnë nivelin e tyre të digjitalizimit dhe krijojnë lidhje tregu dhe Konsulentët e bizneseve të ofrojnë shërbime të digjitalizimit, të cilat janë efektive dhe të përballueshme për NVM.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se është jashtëzakonisht i kënaqur me bashkëpunimin e Kosovës me Austrinë, dhe vlerësoi lartë rolin e këtij shteti në mbështetje të bizneseve kosovare.

Ndërsa, sekretari Burim Rreci, ka deklaruar se e kanë mbështetjen e ministrit Krasniqi për t’i quar proceset përpara dhe nismat që mbështesin bizneset e Kosovës.

Ndërsa shefi i zyrës së Agjencionit Austriak për Zhvillimit (ADA) në Kosovë, Gunther Zimmer, ka thënë se Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) përmes projektit ACCESS vazhdon përkrahjen për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të ndërmarrjeve private dhe luftimit të varfërisë.

Sipas Zimmer, ky projekt do t’i ketë impakt në zhvillimin rural, arsimin e lartë, stimulimin e investimeve të huaja dhe fuqizimin e sektorit privat.

“Projekti do të rrisë rezultatet e të ardhurave më të larta dhe mundësive të punësimit në sisteme më të qëndrueshme të tregut. Po ashtu ky projekt do të kontribuon në fuqizimin e konkurrueshmërisë së kompanive të sektorit privat dhe në rritjen e të ardhurave të tyre përmes qasjes së qëndrueshme në treg dhe lidhjeve më të fuqishme rajonale dhe ndërkufitare”, thuhet në njoftimin e MTI-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga momenti i hedhjes së idesë për një Gjykate…