Nënshkruhet marrëveshja 13.2 milionë euro për rehabilitimin e ujërave të zeza

10 nëntor 2023 | 12:56

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati së bashku me drejtorin e Zyrës për Kosovë të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), Moritz Reme dhe kryeshefin e Kompanisë rajonale të Ujësjellësit Prishtina (KRUP), Arsim Fetahu, kanë nënshkruar të premten një marrëveshje me vlerë 13.2 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në kuadër të projektit “Përshtatja e zhvillimit urban me kushtet klimatike dhe menaxhimi i ujërave të zeza në Prishtinë”.

Mbështetja financiare e nënshkruar i shtohet marrëveshjes fillestare të grantit me vlerë 28.8 milionë euro, e cila është nënshkruar në dhjetor të vitit 2022, duke e bërë vlerën totale të grantit 42 milionë euro.

“Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i infrastrukturës së ujërave të zeza me synim garantimin e cilësisë së ujit dhe përmirësimin e shërbimeve publike të cilat u ofrohen qytetarëve të Kosovës. Projekti ndër të tjera siguron se zhvillimi urban në Kosovë realizohet në përshtatshmëri me ndryshimet klimatike dhe standardet ndërkombëtare për cilësinë e ujit.  Përgjatë ceremonisë së nënshkrimit të dyja palët shprehën përkushtimin për zbatimin e projekteve aktuale si dhe thellimin e mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen”, ka njoftuar MFPT-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GJILAN Adresa:Rruga e Prishtinës Euro Diesel: 1.28€ Bezinë: 1.18€ Nuk…