Nënshkruhet marrëveshja 400 mijë euroshe për ndërtimin e stadiumit në Malishevë
30 mars 2023
| 17:17
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Malishevës për ndërtimin e infrastrukturës së stadiumit të qytetit “Liman Begaj”.
Sipas njoftimit, ky memorandum është nënshkruar në mes të kryetarit të Malishevës, Ekrem Kastrati dhe ministrit të MKRS-së, Hajrulla Çeku, ku investimi pritet të jetë rreth 400 mijë euro.
“E falënderova ministrin Çeku për nënshkrimin e këtij Memorandumi dhe shpreha gatishmërinë tonë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë përmes projekteve konkrete”, citohet të këtë thënë Kastrati.