Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet AKB- Zyra e Rrafshit të Dukagjinit, dhe Universitetit “Haxhi Zeka”
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), Zyrës së Rrafshit të Dukagjinit, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Haxhi Zeka”. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është realizuar nga Kryetari i AKB-së, Mr.sci. Argjend Fetahu, i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit të tij, z. Avdi Lala, me qëllim të forcimit të lidhjeve kërkimore-shkencore, arsimore dhe kulturore ndërmjet dy institucioneve. Ky bashkëpunim synon të mundësojë zhvillimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta me interes të ndërsjellë. Në ceremoninë e nënshkrimit, Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof.Dr. Armand Krasniqi, dhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof.Dr. Edmond Beqiri, falënderuan Kryetarin Mr.sci. Argjend Fetahu për angazhimin e tij dhe për rrjetizimin e fuqishëm të bizneseve në Rrafshin e Dukagjinit. Ata theksuan se ky bashkëpunim do të kontribuojë në krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e përbashkët të sektorëve akademik dhe privat. Marrëveshja parashikon realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, përfshirë rrjetëzim dhe shkëmbim informacioni në fushat e kërkimit dhe zhvillimit të bizneseve, organizimin e ngjarjeve shkencore dhe edukative, pjesëmarrjen në projekte ndërkombëtare dhe kombëtare, si dhe zhvillimin e aktiviteteve kërkimore dhe tregtare. Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet sektorëve të arsimit dhe biznesit, dhe do të ndihmojë në avancimin e ekonomisë dhe arsimit në Kosovë.