![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/3C46AE4A-9935-4417-87A3-4868995E34BC.jpeg)
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për promovimin e matematikës në shkollat e Prishtinës
30 janar 2023
| 18:44
Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për promovimin e matematikës në shkollat e Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati, e cila tha se këtë marrëveshje e nënshkruan bashkë me ambasadorin matematicien, Qëndrim Gashin, përcjell Klankosova.tv.
“Po na presin shumë aktivitete që e rrisin dëshirën për të mësuar matematikën. Me Ambasadorin matematicien Qëndrim Gashi, e nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për promovimin e matematikës në shkollat e Prishtinës.
Përderisa po flasim që profesionet e së ardhmes janë në STEM, matematika është e domosdoshme për të qenë pjesë e të ardhmes”, ka shkruar Musmurati.