Nënshkruhet marrëveshja e grantit rreth 35 milionë dollarësh mes Kosovës dhe USAID-it
15 shtator 2023
| 11:30
Është nënshkruar marrëveshja e grantit për objektiva zhvillimore mes Kosovës dhe USAID-it në vlerë prej 34 milionë e 727 mijë dollarëve, raporton Express.
Në emër të Kosovës ka nënshkruar Presidentja Vjosa Osmani, ndërsa në emër të USAID-it, U.D drejtoresha e USAID-it, Kerry Monaghan Hogler.
Në ceremoni ka marrë pjesë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Pas përfundimit të kësaj ceremonie, Osmani dhe Hovenier do të deklarohen për media.