Nënshkruhet marrëveshja e kontrollit të përbashkët kufitar Kosovë-Shqipëri
08 korrik 2024
| 16:53
Ministri i Punëve të Brendshme. Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla, kanë nënshkruar të hënën në Qafë Morinë të Gjakovës marrëveshjen e kontrollit të përbashkët kufitar.
Nënshkrimi i protokollit për zbatim të kontrollit të përbashkët është bërë në prani të organeve policore të Kosovës dhe Shqipërisë.
Dy ministrat kanë thënë se pas këtij akti zyrtar ndërshtetërorë do të krijohen rrethana lehtësuese për banorët e dy shteteve, e në veçanti për pikat kufitare Qafë Morinë, Qafë Prush, Krushevë, Glloboçicë dhe Orçush.