Nënshkruhet marrëveshja “Grassroots Charter”
01 dhjetor 2018
| 16:00
Në prag të tërheqjes së shortit për kualifikimet e Evropianit 2020, që mbahet nesër, drejtuesit e FFK-së, presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, në Dublin kanë zhvilluar takim me krerët e UEFA-s, presidentin Aleksander Ceferin dhe sekretarin e përgjithshëm, Theodore Theodoridis.
Me këtë rast është nënshkruar marrëveshja për futbollin bazik “Grassroots Charter”.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje Federata e Futbollit do të ketë mundësi të promovojë dhe zhvilloi futbollin tek të rinjtë dhe shtresat e ndryshme të shoqërisë.