Nënshkruhet marrëveshja, Kosova fiton mbi 200 milionë dollarë nga MCC-ja

27 korrik 2022 | 22:34

Në Uashington është nënshkruar marrëveshja 202 milionëshe mes Kosovës dhe MCC-së.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe shefja Ezkekutive e MCC-së, Alice Albrigh.

Osmani dhe Kurti në fjalimet e tyre kanë falënderuar SHBA-në për përkrahjen ndaj Kosovës, duke thënë se kjo marrëveshje do t’i sjellë shumë dobi vendit.

Osmani, tutje thënë se këto investime, do të jenë trashëgimia më e mirë e gjeneratave të ardhshme të Kosovës.

“SHBA po na ndihmon edhe më tutje për ekonomi me këtë marrëveshje, duke qëndruar pranë nesh dhe për të parë këtë sukses të veçantë, që ne të arrijmë edhe më shumë gjatë viteve në vazhdim. Duke parë sfidat e tranzicionit të energjisë, duke formuar vende pune, por edhe siguria e energjisë është një çështje e rëndësishme. Këtë herë, këto investime do të bëhen trashëgimia më e mirë e gjeneratave në vazhdim. Sot ne jemi dëshmitarë çfarë mund të arrijmë përmes punës së madhe, ne dhe MCC kemi dizajnuar kompaktin dhe 236 milionë dollarë, janë investimi i vetëm dhe më i madhi në energjinë tonë për dekada. Për çdo gjë dhe për ato që do të vijnë në vitet e vazhdueshme, dua të falënderoj çdo person në dy ekipet tona për këtë sukses të arritur”, përfundoi Osmani në fjalimin e saj.

Ndërkaq, kryeministri Kurti ka thumbuar opozitën gjatë fjalës së tij në Uashington.

“Unë dhe ministrja Rizvanolli ne nuk jemi të bashkuar vetëm në interesa, por edhe në vlera. Unë duhet ta pranoj që jam pak i mërzitur që ministrja Rizvanolli dhe unë do të mungojmë një prej rasteve të ralla kur opozita na përkrah neve. Jam serioz, jam shumë i sigurt që edhe ata do të mërziten”, ka thënë ai.

Ndryshe, kjo marrëveshje konsiderohet si investimi më i madh ndonjëherë në fushën e energjisë.

Ujdisë 202 milionëshe me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, për fushën e energjisë Qeveria në Prishtinë do t’ia shtojë edhe rreth 33 milionë euro, për t’i implementuar dy projektet e Programit Kompakt të MCC-së.

I pari, më i rëndësishmi, do ta mundësojë akumulimin e rrymës që prodhohet natën, për t’u shfrytëzuar ditën, kur kërkesa është më e madhe.

Bateritë që pritet të jenë më të fortat në Evropë, parashihet të kenë fuqi akumuluese rreth 340 megavatë në orë. Kjo do ta zvogëlonte nevojën për import energjetik.

Projekti i dytë mëton aftësimin profesional të punëtorëve të sektorit të energjisë, si dhe punësimin e sa më shumë grave në këtë fushë.

Po ashtu, pritet investim edhe në ruajtjen e energjisë te ndërtesat dhe shtëpitë e banimit.

Pas nënshkrimit në Uashington, marrëveshja Qeveri-MCC duhet të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për ratifikim. Për të nevojiten dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve, teksa implementimi praktik pritet të fillojë kah viti 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi se nisma e “Ballkanit…