Nënshkruhet marrëveshja LDK-Nisma, partia e Limajt do t’i ketë dy ministri dhe një zëvendëskryeministër

30 prill 2020 | 13:39

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë me dije se me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, e kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje në mes të këtyre dy partive.

Po ashtu, Limaj ka bërë me dije se në bazë të marrëveshjes, Nismës do t’i takojnë dy ministri dhe pozita e zëvendëskryeministrit, por pa specifikuar se cilat janë ato ministri.

Limaj në një prononcim për medie, ka thënë se Nisma beson se Kosova ka nevojë për qeveri të re, e cila do të merret me problemet me te cilat është duke u ballafaquar vendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Filloi me një temperaturë pak më të lartë se 37.…