Nënshkruhet marrëveshja në vlerë 3.3 milionë euro për ndërtimin e shkollës së re të mjekësisë në Gjilan

16 janar 2025 | 15:00

Është arritur marrëveshja e bashkëpunimit për ndërtimin e Shkollës së Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan, në mes Komunës së Gjilanit me Islamic Relief Kosova.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni dhe drejtori i Islamic Relief Kosova, Mohamed Soliman.

Me ndërtimin e shkollës së re, nxënësit do të kenë një objekt të pajisur me të gjitha pajisjet dhe kushtet e nevojshme.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se: 3.3 milionë euro për shkollën e re të mjekësisë në Gjilan.

“Sot, së bashku me përfaqësuesit e organizatës Islamic Relief Kosova, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për ndërtimin e Shkollës së Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan. Jam i lumtur që nxënësit do të kenë një objekt të ri dhe modern, i pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e mësimit”, tha kryetari Alban Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 96, Lulzim Nika,…