26 milionë euro për ndërtimin e impiantit në Gjilan

28 maj 2019 | 16:14

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, drejtori i Bankës Evropiane për Zhvillim (BERZh) në Prishtinë, Neil Taylor dhe drejtori i kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, kanë nënshkruar një marrëveshje në vlerë prej 26 milionë euro për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.

Haziri ka thënë se ky impiant do të ketë kapacitet për 76 mijë banorë.

“26 milionë euro është vlera e marrëveshjes trepalëshe që e nënshkruam sot me drejtorin e Bankës Evropiane për Zhvillim (BERZH) në Prishtinë, Neil Taylor dhe drejtorin e kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava”, Muhamet Suliqi për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza. Impianti do të ketë kapacitet për 76 mijë banorë dhe u dakorduam që puna të nis në vitin e ardhshëm. Për një Gjilan të pastër, për lumenj të pastër e pa vada. Urime të gjithë qytetarëve të Gjilanit, në veçanti Malishevës, Uglarit dhe Pogragjës”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gennaro Gattuso nuk do të jetë më trajner i skuadrës…