Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë Kosovë – Holandë

29 korrik 2020 | 15:55

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami dhe Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë Gerrie Willems kanë nënshkruar sot më 29 korrik 2020 ”Marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe parandalimin e evazionit tatimor dhe shmangies” ndërmjet dy vendeve.

“Kjo Marrëveshje kontribuon në një bashkëpunim të përmirësuar ekonomik ndërmjet dy vendeve tona, sepse përmban rregulla të qarta për të shmangur tatimin e dyfishtë. Kjo do të rezultojë në më pak pengesa tregtare për bizneset holandeze dhe kosovare dhe në këtë mënyrë do të kontribuojë në përmirësimin e klimës së biznesit”, thuhet në njoftimin e MF-së.

Ministrja Bajrami e falënderoi Ambasadoren Willems për bashkëpunimin e institucioneve holandeze drejt nënshkrimit të një Marrëveshje kaq të rëndësishme për sektorin privat në Kosovë, duke lehtësuar tregtinë ndërmjet dy vendeve. Ministrja theksoi se Qeveria e Kosovës po mbështet masat e menjëhershme me politika të qëndrueshme që do të ndihmojnë bizneset gjatë fazës së rimëkëmbjes ekonomike.

Ambasadorja Willems theksoi se Holanda do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit evropian, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve kosovarë. Mbështetja Holandeze për Kosovën ka një fokus në forcimin e sundimit të ligjit, por gjithashtu mbulon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, pasi gjithnjë e më shumë kompani holandeze tregojnë interes për të bërë biznes me Kosovën. Kjo Marrëveshje do të promovojë marrëdhëniet tona tregtare bazuar në rregulla të qarta. Kjo do të bëhet edhe më e rëndësishme gjatë rimëkëmbjes ekonomike të pas Covid-19-it, kur kërkohet një qasje e përbashkët dhe bashkëpunim i ngushtë ndërmjet vendeve, jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por në Evropë si tërësi.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje kanë kërkuar që ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj…