Nënshkruhet marrëveshja për financimin e infrastrukturës hekurudhore
11 dhjetor 2023
| 15:43
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është firmosur marrëveshja kornizë për financimin e infrastrukturës hekurudhore për vitet 2023-2027.
“Bashkë me ministren Artane Rizvanolli dhe kryeshefin ekzekutiv të ‘Infrakos’-it, Naser Krasniqi, nënshkruam marrëveshjen financiare për pesë (5) vitet e ardhshme”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.
Është bërë me dije se marrëveshja në fjalë parasheh zotimin tonë për investimin e mëtutjeshëm në infrastrukturën hekurudhore të Kosovës, përfshirë rritjen e sigurisë së shërbimit të transportit hekurudhor, avancimin dhe modernizimin, sigurimin e stabilitetit financiar të ndërmarrjes si dhe ruajtjen e kuadrove profesionale.