Nënshkruhet marrëveshja për formimin e Këshillave të Pacientëve
02 dhjetor 2024
| 12:09
Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Kamenicë, Greta Kryeziu, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve (PRAK) për themelimin e Këshillave të Pacientëve.
Sipas kësaj marrëveshje, këto këshilla do të shërbejnë si platforma për adresimin e sfidave dhe prioriteteve të pacientëve në Komunën e Kamenicës, duke promovuar transparencën dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.