Nënshkruhet marrëveshja për funksionalizimin e Shtëpisë së Kulturës në Llukar

29 shtator 2021 | 15:45

Përmes një marrëveshje të bashkëpunimit të nënshkruar të mërkurën me organizatën joqeveritare “Stereospace”, po rifunskionalizohet Shtëpia e Kulturës në fshatin Llukar të Komunës së Prishtinës.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të krijohet hapësirë dhe mundësi për nxënësit dhe të rinjtë në Llukar, për aktivitete edukative dhe kulturore.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mori pjesë drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Adrian Berisha, i cili u shpreh i lumtur që hapësirat sikurse ajo e Shtëpisë së Kulturës në Llukar, po i kthehen rinisë.

Kohë më parë organizata “Stereospace” bashkë me shkollën publike “Ganimete Tërbeshi” në Llukar dhe Komunën e Prishtinës kanë filluar bashkëpunimin dhe përpjekjet për rikthimin e aktiviteteve kulturore në Shtëpinë e Kulturës në Llukar për nxënësit e shkollës dhe komunitetin.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, “Stereospace” ka organizuar dhe do të organizojë një numër aktivitetesh kulturore në shtëpinë e kulturës në Llukar për komunitetin dhe artistët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Tunizisë, Kais Saied, ka emëruar Najla Bouden Romdhan…