Nënshkruhet marrëveshja për ndarjen e 20 bursave në fushën e energjisë
Fonacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK) ka arritur marrëveshje me Universitetin DMACC të Iowa-s dhe universitete tjera, për edukimin e 20 vajzave kosovare në fushën e energjisë, duke filluar nga viti 2019.
Kjo marrëveshje është nënshkruar nga drejtori ekzekutiv i MFK-së, Petrit Selimi, dhe presidenti i DMACC, Robert Denson.
Duke folur për rëndësinë e kësaj marrëveshje, presidenti Denson ka thënë se DMACC-ja është krenare për partneritetin e ri me Fondacionin e Mileniumit të Kosovës”.
“E kemi ndihmuar Kosovën në të kaluarën, por tani po hapim një kapitull të ri që fokusohet në nevojat e sektorit privat në Kosovë, si dhe krijimin e një gjenerate liderësh në sektorin e energjisë. Iowa, si lider i kombit në energjinë e ripërtërishme, do ta ndihmoj shtetin e saj motër-Kosovën, në këtë drejtim”, citohet të këtë thënë Densoni.
Donatorë të tjerë si dhe përfaqësues të sektorit privat në Kosovë kanë shprehur interesim për të investuar në këtë fond edukimi duke hapur mundësi për më shumë bursa për vajzat që duan të studiojnë në fushën e energjisë.
‘Sot po hapim një dritare të re të mundësive për vajzat e Kosovës. Me DMACC ne planifikojmë të sigurojmë bursa për vajzat kosovare të interesuara në shkencë, teknologji dhe energji. Plani ynë për tre vitet e ardhshme është të ofrojmë bursa të plota për 20 vajza kosovare për të studiuar në DMAK dhe kolegje të tjera të akredituara, për të marrë njohuri, shkathtësi dhe një përvojë pune shumë të nevojshme për fushën e energjisë të Kosovës”, është thënë në njoftimin e MFK-së.
Programi i bursave është pjesë e një programi të ndërlidhur të energjisë me programin për përfshirje gjinore dhe sociale në MFK.
Ky program synon fuqizimin e vajzave dhe grave kosovare në sektorin e energjisë në vend.