Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete në Gjilan
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me ministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal (MZhR), Enis Kervan, për ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete në Gjilan.
Projekti parasheh ndërtimin e objektit Qendra Kulturore për Komunitete në pronësi të Komunës së Gjilanit, cila është krijuar për të ruajtur, zhvilluar dhe promovuar artet dhe trashëgiminë kulturore të komuniteteve dhe në shërbim të gjithë qytetareve të komunës.
Kryetari Haziri, pasi ka falënderuar ministrin Kervan për mbështetjen, ka thënë se me ndërtimin e objektit të ri të kulturës do të krijohet infrastruktura e nevojshme publike, e cila mund të shfrytëzohen nga të gjitha komunitetet për zhvillimin e aktiviteteve me interes për qytetarët.
Ky projekt do të jetë funksional pasi do t’ju mundëson institucioneve dhe organizatave të angazhuara në fushën e kulturës dhe artit të vendosin bashkëpunim për çështjet me interes të përbashkët si dhe të promovojnë artet dhe kulturat e ndryshme për veprat, iniciativat, aktivitetet kulturore dhe artistike.
Projekti do të nxisë bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve të ndryshme në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore brenda dhe jashtë vendit.
Kosto e projektit është 151.471.52 euro, ku MZhR-ja të participojë me 80.000 mijë euro, ndërsa Komuna e Gjilanit 71.471.52 euro.