Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e qendrës për qëndrim ditor për personat e moshuar në Gjilan
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.
Ata kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e qendrës për qëndrim ditor për personat e moshuar, e cila kap vlerën mbi 3.5 milionë euro.
Më tej i pari i Gjilanit bëri me dije se Halil Kastrati nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe komuna e Gjilanit në bashkëpunim do të ndërtojnë qëndrimin ditor për të moshuarit, kuzhinën popullore dhe bujtinën për studentë. “Bashkë për të mirën e përgjithshme”, ka thënë Hyseni.
Ndërsa Halil Kastrati tha se lajmi për kuzhinën është i gëzueshëm. “Kjo është kuzhina e tretë që po bëhet dhe kjo është e rëndësishme. Qendra të tilla do të ndërtohen në tërë Kosovë”, ka thënë Kastrati.