Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale në Podujevë për të moshuarit
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi me kryetarin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” humanistin Halil Kastrati kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimin për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për të moshuar në qytetin e Podujevës.
Ky objekt do të ndërtohet në bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës (530 mijë) dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” (2 milionë euro).
Objekti përveç qëndrimit ditor për të moshuar do ta ketë edhe kuzhinën popullore për ofrimin e shujtave ditore për 200 persona, bujtinën, hapësira rekreative, parkun, shërbimin parësor shëndetësor, dhoma fizioterapeutike etj.
Kryetari Bulliqi e ka falënderuar hoxhën Halil Kastrati për ndihmën e vazhdueshme për familjet nevojtare në Podujevë dhe për financimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm në qytetin tonë.
Në fund kryetari Bulliqi i uroj të gjithë qytetarët për nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe veçanarisht i uroj të moshuarit që do t’i shfrytëzojnë këto hapësira.