Nënshkruhet marrëveshja për ofrimin e shërbimeve të specializuara
20 gusht 2019
| 16:02
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëfinancimi me organizatën “Terre des hommes – Kosovo” për ofrimin e shërbimeve të specializuara.
Kjo marrëveshje është nënshkruar në kuadër të projektit “Rrjeti i Mbrojtjes së Fëmijëve – Faza 3” për shërbime të specializuara për fëmijë në gjendje rruge, shërbimet e urgjencës për fëmijët të cilët gjenden në rrezikshmëri të lartë dhe kanë nevojë për strehim të menjëhershëm si dhe shërbime të specializuara për fëmijë viktima të abuzimit seksual.
/Epoka e re/