Nënshkruhet marrëveshja për orientim në karrierë
Në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan, është nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me Qeverinë e Luksemburgut, për orientim në karrierë.
Kjo marrëveshje parasheh planifikim të qartë të drejtimeve profesionale me kërkesat e tregut të punës. Marrëveshja është nënshkruar nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Arsimit, Majlinda Hoxha dhe përfaqësues nga Lux Development.
Pas nënshkrimit, drejtoresha Hoxha, ka thënë se kjo marrëveshje është lehtësuese për punën e drejtorisë që drejton sidomos për orientimin në karrierë të të rinjve gjilanas.
Ndërsa përfaqësuesi nga Lux Development, kanë thënë se janë duke u përpjekur që të ngrisin ofertën e arsimit dhe aftësimit profesional me standardet evropiane.
Për mësimdhënësit dhe udhëheqësit e shkollave ku do të aplikohet orientimi në karrierë planifikohet të mbahen edhe trajnime, në mënyrë që ky proces të jetë i përgatitur mirë dhe sukseset të jenë të dukshme në të ardhmen e afërt.