Nënshkruhet marrëveshja për proceset e reformës së integrimit në BE

01 shtator 2021 | 16:34

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, së bashku me drejtorin e zyrës së GIZ Kosova, David Oberhuber, dhe udhëheqësin e ekipit, Margus Sarapuu, ka nënshkruar sot marrëveshjen për implementimin e projektit “Mbështetje për proceset e reformës së integrimit në BE”.

Ky projekt i financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë (në vlerë prej 5 milionë euro), i zbatuar përmes GIZ-it në Kosovë, dhe me një pjesë bashkëfinancimi nga BE-ja përmes IPA-s, adreson mangësitë në zbatimin e reformave në Kosovë.

Projekti ka për qëllim sigurimin e mbështetjes drejt krijimit të kushteve të nevojshme për të harmonizuar zbatimin e politikave në raport me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, përmirësimin e kushteve për ekzekutimin administrativ në fusha të caktuara, përmirësimin e qasjes në drejtësi për qytetarët me të ardhura të ulëta dhe përmirësimin e zbatimit të ligjit mjedisor.

Projekti është vazhdimësi e tri fazave të mëhershme të bashkëpunimit teknik nëpërmjet projekteve: “Mbështetje për proceset e integrimit evropian”, “Reforma ligjore dhe administrative” dhe “Qeverisja e mirë financiare në Kosovë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avancimi i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së…