Nënshkruhet marrëveshja për projektin “Fushata 30 ditore – Prishtina një qytet pa barriera”
16 maj 2023
| 11:34
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me ambasadoren e Vullnetit të Mirë për Kosovën, Elvana Shala, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Fushata 30 ditore – Prishtina një qytet pa barriera”.
“Qëllimi i këtij projekti është të përmirësojmë infrastrukturën e Prishtinës dhe të sigurojmë qasje më të lehtë për personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe kategoritë e tjera me vështirësi të ndryshme në lëvizje, në hapësirat e ndryshme të qytetit dhe në objekte institucionale private dhe publike. Bashkë të ndërtojmë një #kryeqytet më të përshtatshëm për të gjithë”, ka thënë Rama.