Nënshkruhet marrëveshja për promovimin e prodhimtarisë bujqësore në Dragash
Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, ka nënshkruar një marrëveshje me Caritasin zviceran për promovimin e prodhimtarisë bujqësore të kësaj komune. Sipas kësaj marrëveshje, Caritasi zviceran do ta zbatojë projektin “Prosperiteti i prodhimtarisë agrare në Kosovë nga investimet e qëndrueshme rurale-Pasuri” duke synuar përmirësimin e kushteve jetësore të fermerëve, rritjen e gjenerimit të hyrave dhe prodhimin bujqësor në Dragash.
Marrëveshja në fjalë parasheh të investohen 57 mijë euro gjatë këtij viti në sektorin e prodhimtarisë.
Me këtë rast, kryetari Shabani është shprehur se Komuna e Dragashit ka pasur një bashkëpunim të mirë me Caritasin zviceran.
Ai ka thënë se një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ndërsa Veton Ruka dhe Nderim Pasuli nga Caritasi zviceran kanë vlerësuar larë bashkëpunimin me Komunë në e Dragashit.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka qenë i pranishëm edhe Flamur Sylejmani, udhëheqës i Sektorit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
/Epoka e re/