Nënshkruhet marrëveshja për rehabilitimin e rrugës, trotuarit dhe ndriçimit në Pogragjë
27 prill 2020
| 14:50
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit me ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Rexhepi, për rehabilitimin e rrugës, trotuarit dhe ndriçimit nga hyrja në fshatin Pogragjë.
Vlera e këtij projekti është 211 mijë euro, ndërsa MAPL-ja do të participojë me 50 mijë.
Haziri ka theksuar se ndjehet i lumtur që do të fillojë realizimi i këtij projekti, që është iniciativë e përbashkët e Këshillit të fshatit, shoqatës “Pogragja” në Zvicër, Komunës së Gjilanit dhe MAPL-së.