Nënshkruhet marrëveshja për uljen e izolimit socio-ekonomik
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, dhe drejtoresha për Kosovë e Këshillit Danez për Refugjatë (DRC), Kristen Stec, kanë ndëshkuar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka për qëllim uljen e izolimit socio-ekonomik të komuniteteve pakicë.
“Bashkë me drejtoreshën për Kosovë të Këshillit Danez për Refugjatë (DRC), znj. Kristen Stec, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit që ka për qëllim uljen e izolimit socio-ekonomik të komuniteteve pakicë dhe komuniteteve të cenueshme në Mitrovicë, si dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës, me fokus gratë, të rinjtë dhe të rikthyerit”.
“Falënderova znj. Stec për bashkëpunimin dhe i ofrova gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për projekte të ngjashme edhe në të ardhmen, ku kërkova që të tilla iniciativa të shtrihen edhe në komuna tjera të Kosovës”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/