Nënshkruhet marrëveshja për vizitat mjekësore të grave në shtëpi
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman, kanë nënshkruar të mërkurën marrëveshjen e bashkëpunimit për planin e vizitave mjekësore në shtëpi.
Ky program i vizitave në shtëpi për shëndetin dhe mirëqenien e nënës dhe fëmijës ka filluar të zbatohet në Kosovë në vitin 2014, ndërsa aktualisht ky program është i integruar në sistemin e kujdesit parësor shëndetësor dhe zbatohet në 22 komuna të vendit.
Me këtë rast, Latifi dhe Zicherman kanë vlerësuar se objektiv i kësaj marrëveshje është zgjerimi i këtij programi në të gjitha komunat e Kosovës, me qëllim që përmes mjekëve dhe infermierëve të trajnuar, të ofrohen shërbimeve shëndetësore të integruara dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët dhe gratë shtatzëna gjatë vizitave mjekësore në shtëpi, ndërkohë që janë pajtuar të zgjerojnë mundësitë e bashkëpunimit edhe në projekte të tjera në dobi të të gjitha komuniteteve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Program i vizitave në shtëpi ka për qëllim përmirësimin e qasjes në shërbime të kujdesit parësor shëndetësor për gratë shtatzëna, fëmijët nën 3 vjeç dhe prindërit e tyre, veçanërisht për familjet e cenueshme.